Veton Berisha, deputeti egjiptian, ka bërë të ditur se do të takohen me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për koordinim për votimin e Qeverisë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë në një deklaratë për mediat se në parim janë pajtuar për ta votuar Qeverinë Kurti, por ka shtuar se kërkojnë të marrin përgjegjësi në qeveri.
“Do të kemi takim tani me Kurtin për të koordinuar për votimin e Qeverisë. Në parim e votojmë por e kërkojmë Ministrinë e 13-të”, ka thënë ai, raporton KTV.
Seanca plenare për votimin e qeverisë së re të Kosovës pritet të nisë në orën 11:00.
VV-ja e LDK-ja të dielën zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisja. Partitë bënë të ditur se qeveria e re do të ketë 15 ministri, 12 nga të cilat do të jenë për VV-në e LDK-në, e tri për minoritetet.