Mos i bëni këto 5 gabime, mund të largoheni nga puna

Janë kaq shumë gjëra të cilat mund t’i bëjnë njerëzit e mirë dhe punëtorë të pushohen nga puna. Shpeshherë gabimet e vogla mbajnë pas tyre pasoja të mëdha.

Një studim që është bërë së fundmi nga “ePolicy Institute” ka vëzhguar më shumë se 300 kompani dhe ka zbuluar se një e treta e kompanive i kanë pushuar punonjësit e tyre si pasojë e keqpërdorimit të teknologjisë.

Kompanitë janë shumë të shqetësuara për abuzimin e punonjësve me teknologjinë. Ndër arsyet keqpërdorimit të teknologjisë janë dhe postimet nëpër rrjete sociale. Këtu mund të gjeni dhe disa nga gabimet më të zakonshme që punonjësit bëjnë.

Reklama e sponzorizuar

1. Pritshmëri të larta por rezultate të dobëta

Kur filloni një punë të re, për të cilën nuk jeni të kualifikuar mjaftueshëm nga gëzimi i madh, shpeshherë bëni premtime dhe merrni përgjegjësi të shumta të cilat nuk i keni menduar gjatë dhe me kalimin e kohës kur duhet të mbani përgjegjësi për gjithçka thatë e premtuat më parë, ndodh t’ju shembet bota nën këmbë.

Mos u çuditni nëse pushoheni papritur nga puna, duhet të ishit menduar gjatë përpara se të merrni përsipër më shumë nga sa mundeni.

2. Negativi-teti

Kur punësoheni diku ajo çka pritet nga ju është që ta bëni më te thjeshtë jetën e punëdhënësit tuaj dhe të të gjithë skuadrës me të cilën punoni.

Njerëzit të cilët shpërndajnë vazhdimisht negativitet përreth departamentit apo e bëjnë jetën e punëdhënësit më të vështirë janë të parët që hiqen nga puna.

3. Mungesa e sjelljes së mirë

Edhe pse shpeshherë ka disa persona të cilët të bëjnë të bërtasësh apo edhe të humbasësh toruan, përpiquni t’i merrni gjërat shtruar e të qetësoheni.

Mbani një qëndrim neutral në orarin tuaj të punës pasi humbja e kontrollit do t’ju dëmtonte ju mbi të gjitha si dhe është një arsye për tu hequr nga puna.

4. Keqpërdorimi i burimeve të kompanisë

Keqpërdorimi i burimeve të kompanisë është një shkelje serioze, edhe pse shpeshherë mund t’ju duket si diçka e vogël marrja e një kutie letër apo përdorimi i telefonit për arsye personale, kjo është një shkelje e rëndë.

Të gjitha burimet e kompanisë duhet të shfrytëzohen vetëm në të mirë të saj.

5. Të flasësh në emër të kompanisë

Kur jeni përfaqësues i një kompanie të madhe është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm në shprehjen e opinioneve personale pasi shpeshherë ato mund të identifikohen lehtësisht me opinionet e kompanisë ku ju bëni pjesë.

Duhet të kuptoni se është e vështirë të ndahet në mendjen e njerëzve nëse po flisni ju apo përfaqësuesi i kompanisë. Kjo, padyshim është një arsye e fortë për tu pushuar nga puna.