Në Vushtrri synohet të hapet fabrika e peshkut e të punësohen mbi 200 punëtorë

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar marrëveshje për fabrikën e përpunimit të peshkut, investim ku sipas kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri, pritet të punësohen më mbi 200 punëtorë.

Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i qytetit Trilj të Kroacisë, Ivan Sipiq.

Në një kumtesë zyrtare për media nga komuna e Vushtrrisë, thuhet se në qytetin e Trilj në Kroaci, kryetari Tahiri i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi, sot ka nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë një investimi tepër të rëndësishëm në Vushtrri.

Reklama e sponzorizuar

“Fjala është për fabrikën për përpunimin e peshkut, investim prej rreth 7 milion Euro e ku parashikohet që të punësohen fillimisht mbi 200 punëtore, kryesisht gra”, thuhet në njoftim.

“Marrëveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakovic dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria. Punësimi i të rinjve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejtë ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodh deklaroj i pari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri”, thuhet në njoftim.