Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjilan, e ku dyshohet se ka disa persona të vrarë.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar zëdhënësin rajonal të Policisë, Ismet Hashani, i cili tha se rasti në fjalë është tepër i rëndë dhe se tani për tani nuk mund të jap informacione shtesë.
“Ngjarja është rëndë. Aktaulisht jemi në vendin e ngjarjes dhe nuk mund të jap hollësi tjera. Për më shumë do të njoftoheni më vonë”, tha Hashani për FaktePlus.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan dhe aty dyshohet se janë të vrarë disa persona.