Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ishte i pari që dje lajmëroi se Kosovës pas dy vitesh i kishte ardhur një njohje.
Përmes një shkrimi në Twitter, i pari i shtetit të Kosovës, tha se kishte marrë lajmin nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë se Xhamajka e kishte njohur pavarësinë e vendit. Për këtë e falënderoi edhe kongresmenin amerikan Eliot Engel.
Mirëpo, vetëm pak orë i ka zgjatur Kosovës gëzimi me njohjen e re, për të cilën meritat vrapuan që t’i marrin jo pak liderë në vend.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, derisa shpërndau njoftimin e presidentit Thaçi, mohoi se një gjë e tillë është e vërtetë.
E sot, përmes një përgjigje nisur për media, presidenca thanë se lajmin e kanë marrë edhe ata nga Çitaku, e se për këtë duhet të flasin në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të udhëhequr nga Glauk Konjufca.
Pavarësisht se Thaçi tha se Çitaku ia dha këtë lajm, kjo e fundit nuk ka reaguar as mbrëmë e as sot në rrjete sociale, për të dhënë detaje se si qëndron e vërteta