Opozita e përkrah zgjatjen buxhetore edhe për një muaj

Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i PDK’së, AAK’së e Nismës ka votuar propozimin për shqyrtimin e zgjatjes buxhetore.

Akoma nuk ka dalë projektligji për buxhet në Kuvend, e pozita ka kërkuar që të bëhet zgjatja e buxhetit të vitit të kaluar.

Mocioni u votua me 99 vota pro dhe asnjë kundër.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq të gjithë deputetët më pas kanë votuar edhe për zgjatjen buxhetore.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza tha se e dinë rëndësinë e zgjatjes buxhetore, prandaj nuk do të dalin kundër. /Express/