Osmani deklarohet për taksën

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani gjatë mëngjesit të sotëm po qëndron në Pejë ku është takur me kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Ajo aty ndodhet për të përuruar shtatoren e ikonës olimpike të xhudos Majlinda Kelmendi.

Nga aty Osmani ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në nivel qendror që kanë të bëjnë me taksën.

Reklama e sponzorizuar

“Ne do t’i diskutojmë çështjet që kanë të bëjnë me taksën sot gjatë ditës bashkë me Kryeministrit. Eshtë tejet me rëndësi që partnerët e koalicionit të ulen dhe të diskutojnë detajet dhe të marrim vendime të përbashkëta. Ajo ç’ka është me rëndësi është se shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit.Prandaj dhe takimet që do jenë sot gjatë ditës do të jenë në funksion të dakordimit “ka thënë Osmani para gazetarëve.