Osmani: Tarifa nuk na mbron më nga diskutimet për kufijtë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se tarifa për mallrat e Serbisë nuk i mbron më kufijtë e Kosovës në dialogun me Serbinë. Sipas saj, tashmë kufijtë i mbrojnë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

“Sot tarifa nuk na mbron nga diskutimet për kufijtë. Është Qeveria dhe Kuvendi që nuk lejojnë diskutimet për kufijtë. Jemi ne që nuk do t’i lejojmë këto tema. Nuk na mbron më tarifa”, ka thënë Osmani për televizionin publik të Kosovës.

Ajo ka thënë se kur Qeveria e kaluar e kishte vendosur taksën ajo ishte një masë mbrojtëse për idenë e ndryshimit të kufijve në dialog me Serbinë.

Reklama e sponzorizuar