Protestuesit kanë liruar rrugën për automjetet e vogla derisa nuk po i lejojnë autobusët me punëtorë të qarkullojnë për në Stantërg.
Në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen Trepça, dhjetëra protestues, në ditën e katërt të protestës së tyre, kanë bllokuar sot në mëngjes rrugën Mitrovicë-Stantërg.
Ata rreth orës 6:30, tek Tuneli i Parë, kanë vendosur në rrugë disa automjete, duke paralizuar kështu lëvizjen e plotë nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas.