Qeveria premton mbështetje për rajonin e Dukagjinit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka premtuar mbështetje për komunat e rajonit të Dukagjinit, të cilat janë prekur nga erërat e forta gjatë kësaj jave. Kurti ka vizituar dje komunën e Pejës, të Istogut dhe të Klinës, me ç’rast ka siguruar qytetarët e atjeshëm se pas vlerësimit të dëmeve Qeveria do t’i marrë menjëherë masat e nevojshme.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje komunat e rajonit të Dukagjinit, Pejën, Istogun e Klinën, të cilat ditëve të fundit janë dëmtuar dukshëm nga erërat e fuqishme që kanë goditur këtë pjesë të Kosovës.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit u zotua se qeveria “Kurti” do t’indërmarrë masat e nevojshme menjëherë pasi tëbëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në këto komuna.

Reklama e sponzorizuar

Zotime për përmirësim të situatës dje dhanë edhe vartësit e tij, ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Hykmete Bajrami,dhe ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, shkruan tutje “ Zëri”.

Ata thanë se sapo t’i marrin raportet finale, që tregojnë shkallën e dëmeve, në konsultim edhe me Ministrinë e Financave, në një mbledhje të Qeverisë do të vendosin t’i adresojnë këto çështje.