Qeveria e Kosovës të premten ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë që merret me menaxhimin e hekurudhave, “Infrakos”.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se bordi duhet të shkarkohet, pasi që ka dështuar të ndërmarrë masa ndaj shefit të ndërmarrjes, të akuzuar për keqpërdorim.
Njësia për Politika dhe Monitorim të ndërmarrjeve publike ka rekomanduar që qeveria ta shkarkojë Bordin e Drejtorëve të NDërmarrjes Publike “Infrakos” për shkelje të detyrave fiduciare”, ka thënë Hajdari.
“Bordi ka shkelur detyrat fiduciare sepse ka dështuar të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të ndërmarrjes, i akuzuar për keqmenaxhim të pozitës”, ka shtuar ajo.