Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Kurti propozoi në krye të këtij këshilli, zëvendëskryeministrin Haki Abazi.

“Propozoj që të themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë UÇK-së në datat 5,6,7 mars.  Këshilli do të përbëhet nga zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi. Nga Ministri i Mbrojtjes Anton Quni me përfaqësues nga zyra e Kryeministrit, komuna e Skenderajt, MPB-ja. Gjithashtu, edhe një përfaqësim nga familja Jashari, si dhe zyra e presidentit nga Kuvendi, OVL-UÇK, asociacioni dhe përfaqësues të OJQ”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar