Raporti i Përformancës: KEK-u ndërmarrje e vetëqëndrueshme

Foto: Termocentrali "Kosova B"- KEK

Kosova ka 17 Ndërmarrje Publike Qendrore, por Korporata Energjetike e Kosovës po përformon financiarisht më së miri.

Vlerësimi i përformancës së punës së Bordeve të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Qendrorë për vitin 2018 e nxjerr këtë ndërmarrje më të suksesshme në Kosovë, raporton Gazeta Infokus.

Derisa ndërmarrjeve tjera iu ka gjetur një varg shkeljesh e lëshimesh menagjeriale KEK është radhitur në top listën e këtij raporti të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, e që është hartuar nga një auditor i jashtëm.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij raporti KEK vazhdon të jetë “një korporatë financiarisht e vetë qëndrueshme, ka vazhduar të investoj në projekte kapitale me mjete vetanake, në kapacitete e saj prodhuese dhe gjeneruese të energjisë elektrike  si dhe investimeve kapitale në përmirësimin e ambientit”.


Po ashtu në të gjitha kategoritë Korporata Energjetike e Kosovës është vlerësuar maksimalisht nga të gjitha ndërmarrjet tjera.

Pikë maksimale, prej 4.97 nga 5 sa është maksimalja kjo ndërmarrje ka marr për implementimin  e politikave të Bordit, raporton gazeta Infokus.

Menaxhimi financiarë është vlerësuar me 4 pikë, ndërsa auditimi është vlerësuar me 3 pikë.

Edhe transparenca e kësaj ndërmarrje publike është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga ky auditim i pavarur.

Në të gjitha këto kategori pikë më të larta se sa KEK nuk ka marr asnjë nga të gjitha ndërmarrjet publike qendrore.

Auditori ka vlerësuar edhe angazhimin dhe përgjegjësin e lartë që ka treguar kjo ndërmarrje në raport me aksionarin përkatësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.