Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndërmerr veprime dhe ta reformoj Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Ky organ, sipas tij po i sjell shtetit dëme milionëshe, si dhe po i largon investitorët.
Ai ka paraqitur edhe disa nga arsyet, se pse sipas tij, OSHP-ja duhet të reformohet, duke cekur kështu faktin se si OSHP-ja është bërë simbol i vendimeve të padrejta për bizneset, se si vendimet e OSHP-së po e dëmtojnë buxhetin e vendit më shumë sesa numri i madh i ministrive, si dhe faktin se si vendimet e këtij organi sipas tij, po i forcojnë monopolet e kompanive në fusha të ndryshme të prokurimit publik.
Rukiqi gjithashtu ka paralajmëruar edhe gjasat e largimit të së paku një investitori të huaj, që prodhon në Kosovë, pikërisht nga një vendim i javëve të fundit nga OSHP-ja. Sipas tij, ky vendim do të dekurajojë edhe shumë investitorë të huaj të investojnë në Kosovë. /Buletini Ekonomik/