Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë marrë disa vendime lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Podujevës, raporton Gazeta Express.
KQZ-ja ka marrë vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë për aplikim nga data 8 shkurt deri më 17 shkurt 2020.
KQZ-ja po ashtu ka marrë vendim që fushata zgjedhore për Kryetar të Komunës së Podujevës të zgjasë 10 ditë, nga data 3 mars më 13 mars 2020.
Në këtë mbledhje, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 491 mijë e 517 euro.
Vendimet e KQZ-së në mbledhjen e mbajtur sot:
Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 shkurt dhe më 17 shkurt 2020;
Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020;
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt 2020;
Periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
Periudha e apklikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt dhe përfundon më 1 mars 2020;
Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020;
Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020;
Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020;
Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon më 6 mars 2020;