Sa do të ulen pagat në Qeverinë Kurti?

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e dytë, në të cilën është paralajmëruar se do të merren një varg vendimesh, si dhe shfuqizimi i vendimit për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Në mbledhjen e Qeverisë, të thirrur për të mërkurën në orën 10:00, sipas rendit të ditës është paraparë që të shfuqizohen disa vendime të ish-Qeverisë Haradinaj.

Sipas pikës së  parë  të  rendit të  ditës Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.

Më poshtë  ju sjellim njoftimin me rendin e ditës së mbledhjes së nesërme të  Qeverisë së Kosovës.