Sa është borxhi i këngëtarëve në Kosovë ndaj ATK-ë?

Përkundër faktit se përfitojnë shuma marramendëse vetëm për një natë, këngëtarët kosovarë nuk po ia dalin që të paktën tatimin ndaj shtetit ta paguajnë.

Zëvendës  drejtori i Përgjithshmër për Operacine dhe Tatime në Administratën e Tatimore të Kosovës( ATK), Nijazi Asllani, në një intervistë për InDoks ka folur rreth borxhit të përgjithshëm të këtij komuniteti artistik në ATK për vitin 2018.

“Çështja e borxheve po e jepi statistike kemi një numër prej borxhlive deri në vitin 2019, 295 tatimpagues të këtij lloji të këtij sektori që ka vlerën 1 milionë e 173 mijë euro borxhe”, ka thënë Asllani.

Reklama e sponzorizuar

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, të gjithë personat fizik dhe juridik, me theks të veçantë edhe profesionistët e kulturës, siç janë këngëtarët, janë të obliguar që të hyrat e tyre t’i ndajnë me shtetin, e në rast të mospagimit, sipas ATK-së, ajo i ndëshkon sipas ligjit, bazuar në të ardhurat e tyre që realizojnë. Ndëshkimet ndaj tatimpaguesve që nuk paguajnë tatimin e krijuar në ATK, në këtë rast ndaj këngëtarëve, sipas Administratës Tatimore të Kosovës variojnë nga bllokimi i llogarive bankare, ndalesat në kufi, si dhe konfiskimi i pasurisë së tyre. /Insajderi/