35 për qind janë rritur çmimet e konsumit në Kosovë që nga viti 2002 e deri më tash.
Ibish Asllani nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se rryma, derivatet e ushqimet kanë pasur rritje vazhdimisht.
“Çmimet e konsumit janë të larta dhe një pensionist nuk mund të i përballojë ato”, ka thënë Asllani derisa ka thënë se institucionet duhet të merren me këto kategori, raporton KTV.