Seanca për taksën, Lekaj thotë se do të takohen edhe me partitë tjera për nënshkrimet

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar sot se nuk i përjashtojnë protestat si kundërshtim për heqjen e taksës. Ai ka thënë se do të diskutojnë me opozitën për të siguruar nënshkrimet që i duhen për seancë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.

“Sa i përket taksës dhe autostradave ne si grup parlamentar me të drejtë e tha se do të kundërshtojmë fuqishëm dhe nuk është e vërtetë se nuk janë ndjek procedurat.

Nuk ndryshon bota me ardhjen e një ministre dhe një qeveri, institucionet funksionojnë do të funksionojnë me ne ose me ta, projektet duhet të mbështeten”, thotë Lekaj, derisa ka konfirmuar se do të takohen edhe me partitë tjera opozitare.

Reklama e sponzorizuar

“Sa i përket taksës jemi të vendosur që të shfrytëzojmë të gjitha metodat, por, në asnjë moment nuk i përjashtojmë edhe protestat dhe veprimet tjera sepse Kosova gabon shumë rëndë nëse e hjek taksën dhe ja lejon tregun Serbisë, me çka do të ulet në tavolinë dhe të mendojsh për reciprocitet.

Kur jemi te nënshkrimet jemi në diskutim, Aleanca ka mbledhur nënshkrimet do të bisedojmë edhe ma partnerët që të thirret seanca”, tha ai.