Në ora 11:00 ishte paraparë që të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re, raporton Gazeta Express.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë, veçse Albin Kurti, lideri i LV-së momentalisht është në takim me pakicat.
Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme.