Banorët e Shalës së Bajgorës e kanë bllokuar rrugën kryesore që të dërgon në Mitrovicë në shenjë proteste në lidhje me punësimet në “Trepçë”.
Shaljanët kanë thënë se do të protestojnë në këtë formë për 30-40 minuta.
Ata fillimisht kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me punësimet në këtë gjigand metalurgjik duke protestuar para objektit të menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” .