SHBA probleme serioze me Albin Kurtin?! Flasin nga Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës e cila drejtohet nga Kryeministri Albin Kurti, mohon se ka krizë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i qëndrimit ndaj taksës dhe zëvendësimit të saj me reciprocitet.

Zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi, i ka thënë “Gazeta Blic” se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që u raportua në Express për telashe serioze ndërmjet zyrtarëve të SHBA-së dhe Kryeministrit Kurti.

“Më shumë po me duket si interpretim se sa që ka diçka të vërtetë aty“, tha Abazi.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq më tu pyetur nëse ka ndonjë përkeqësim të raporteve me SHBA-në, numri dy i qeverisë mohoj një gjë të tillë.

“Ekziston një numër zyrtarësh amerikanë të cilët besojnë se ai i ka gënjyer ata lidhur me çështjen e taksës dhe se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit”, shkruan Express duke cituar u thirrur në burime.