Si teoritë ekonomike të stimujve mund të përmirësojnë jetën tuaj

Nxitjet janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe mund të ndikojnë në gjithçka, nga ato që hamë deri tek mënyra se si ne performojmë në punë. Shumë sjellje nxitëse të përditshme janë të rrënjosura në teoritë ekonomike.

Nxitjet shtrihen në zemër të shumë teorive ekonomike që ndryshojnë në botë. Nga kursimi i parave, tek humbja e peshës, avancimi në karrierë, prindërit, ka qëllime të panumërta që mund të arrijmë në jetën tonë duke aplikuar teori ekonomike themelore bazuar në stimuj.

Ajo që është më interesante për teoritë ekonomike është se shembuj mund të gjenden edhe në ngjarjet më të zakonshme të jetës.

Reklama e sponzorizuar

Një shembull që ekonomistët marrin është ndarja e ëmbëlsirës për fëmijët në mënyrë të barabartë, ku secili do të këmbëngul se një pjesë është gjithmonë më e madhe duke e cilësuar edhe si ‘padrejtësi’. Gjëja më e mirë është të lini fëmijët të presin dhe ndajnë ëmbëlsirën midis tyre. Në atë mënyrë, fëmija që bën prerjen inkurajohet që ta ndajë ëmbëlsirën në mënyrë të barabartë sa të jetë e mundur, duke e ditur që fëmija tjetër do të veprojë në interes të vetvetes dhe të zgjedhë pjesën më të madhe.

Ky skenar është shprehja më e thjeshtë e modelimit të mekanizmit, një teori ekonomike që merret me organizatat stimuluese për të vepruar në të mirë të publikut edhe kur nuk mund të shërbejë për interesin e tyre ose kur ata nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të qenë të sigurt.

Si stimulimet bëjnë ndryshime

“Dizajni i mekanizmit, mund të ndihmojë në përmirësimin e botës dhe të ndikojë në jetën e shumë njerëzve,” thotë nobelisti Eric Maskin. Ai përdor tregimin e ëmbëlsirës si një shembull se si modelimi i mekanizmit mund të bëjë ndryshim në situatat e përditshme.

Një nga mësimet e shkëlqyera të stimujve është se shumë nga besimet që ne i mbajmë janë arbitrare dhe lehtësisht bindemi të veprojmë në kundërshtim me ato besime.

Kur stimujt shkojnë keq

Fatkeqësisht, ky parim shkurton të dy mënyrat. Në kushtet e duhura, stimujt mund të bindin njerëzit me qëllim që të kryejnë vepra të urryera, veçanërisht kur stimulimet janë shumë të mëdha ose nuk zbatohen në mënyrë të duhur.

Marrëveshjet e pagës për performancën mund të jenë të rrezikshme, sepse ato shpesh stimulojnë rezultatet e gabuara. “Stimujt monetarë ishin të fuqishëm, por të keqinformuar dhe i shtynë disa menaxherë të shesin llogari false për të përmirësuar shpërblimet e tyre” thotë Bengt Holmström një profesor ekonomie.

Kompensimi i tyre ishte i lidhur me diçka të gabuar ku si rezultat, reputacioni i firmës, i cili është shumë më i rëndësishëm, por i vështirë për t’u matur, mori një goditje gati-fatale.

Mësimi, thotë ai, është të rezistosh në nxitjen e diçkaje thjesht sepse është e lehtë të matësh, sepse nuk e di se cilën sjellje ndihmëse po promovon pa dashje. Me fjalë të tjera, nganjëherë nxitja më e mirë nuk është aspak nxitje. (Business Insider)

Nebi Xhomaqi / SCAN