Si u propozua Agim Veliu për MPB? Haziri shpjegon detajet

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është lidhur drejtpërdrejt në emisionin Pressing në T7 dhe ka shpjeguar procesin e zgjedhjes së Agim Veliut si Ministër i Punëve të Brendshme.

“Ka pasur shumë emra në tavolinë të diskutimit. Ka qenë edhe emri im ndër emrat për ministra, por unë kam thënë se dëshiroj të kryej mandatin si kryetarit i Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Por Haziri shpjegon se emri i tij nuk është përfolur për MPB por për ministri tjera.

Reklama e sponzorizuar

“Jo, vetëm është përfolur emri im se ku mund të kontribuoj. Ndërsa i vetmi emër që ka dalë si më adekuati për MPB ka qenë Agim Veliu. Ai e garanton zbatimin e programit të LDK’së dhe VV’së, që ndër politikat kyçe që përmendim është siguria”, shton ai.

Tutje Haziri thotë se arritja e marrëveshjes për koalicion ndodhi pas një takimi me |Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Në takim ishin Haziri dhe Vjosa Osmani./