Janë suspenduar dy zyrtarë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës, lidhur me rastin e ikjes së të dënuarit M.K. nga Qendra Korrektuese në Dubravë të dielën.
SHKK-ja ka bërë të ditur se për rastin ka ngritur komision hetimor.
Dy të suspenduarit deri në përfundim të hetimit janë zyrtarët L.R. dhe B.H..
“Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor”, thuhet në njoftim.