Si përfaqësuese e koalicionit qeverisës, Vjosa Osmani ka folur sot për tarifën e vendosur nga qeveria e kaluar dhe zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet, raporton Gazeta Express.
Pas mbledhjes së kryesisë, Osmani thotë se për hapat e mëtejshëm do të takohen këto ditë për t’u koordinuar.
“Lidhur me konkretizimin a saj marrëveshje, besoj këto 2-3 ditë do të kemi një takim koordinues, dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor, qoftë nga ai përmbajtjesor”, thotë Osmani, që shpjegon se kjo do të bëhet e ditur brenda pak ditësh.
“Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje, siç e kam potencuar edhe më herët këtë përgjigje nuk po e jap në emër të kuvendit, por, vetëm si partnere në koalicion”, tha ajo.