Thaçi: Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Evropian

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për media pas takimit me të dërguarin e posaçëm, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mos liberalizmit të vizave nga BE’ja.

“Kosova është e zhgënjyer nga Be’ja dhe e tradhtuar sepse Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe liberalizimi i vizave nuk është bërë. Ndërsa Bashkimit Evropian është duke i munguar veprimi politik për shkak të mos unitetit të shteteve brenda BE’së”, është shprehur Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se Kosova beson në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

Reklama e sponzorizuar

“Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA’së dhe presidentit Trump, Pompeot dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaci.

Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO’s dhe BE’së”.

“Kosova do të lëvizë drejt një perspektive të sigurt me hapa strategjik, me partnerët e saj”.

Megjithatë, Thaçi ende shpreson se BE’ja do të jetë në mbështetje të plotë të këtij procesi dinamik në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku në unitet politik dhe qytetarë, unë shpresoj se Be’ja do të jetë në mbështetje të plotë të një procesi dinamik në mes Kosovës dhe Serbisë, theksoj se garanca e sigurtë është nga SHBA dhe BE’së, sepse ne synojmë të jemi pjese e Be’së”, përfundoi Thaçi.