Thaçi nuk shkon në seancën solemne që drejtohet nga Vjosa Osmani

Presidenti Hashim Thaçi po mungon në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. 

Ka nisur seanca solemne e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me fjalën e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Në seancën e sotme mungon presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Reklama e sponzorizuar

Ai së fundmi ka qenë temë brenda Kuvendit, pasi kryeparlamentarja Osmani, me të marrë detyrën, e zhvendosi fotografinë e tij nga kabineti i saj.

Këtë vit kanë munguar edhe liderët e Shqipërisë, e nuk merr pjesë as kryeministri Edi Rama, i cili një vit më parë kishte mbajtur edhe fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Si mysafirë specialë janë parë krerët e institucioneve të sigurisë e përfaqësuesit fetarë të vendit.