Prodhimi i Brëndshëm Bruto (GDP) është një matës i vlerës totale të produkteve dhe shërbimeve që prodhohen në një vend. Në ekonomi ekzistojnë tri metoda për matjen e GDP-së, të cilat duhet të rezultojnë në vlera të njëjta!
Ato janë:
1. Metoda e prodhimit,
2. Metoda e të hyrave, dhe
3. Metoda e shpenzimeve.
1. Metoda e Prodhimit
Metoda e parë e matjes së GDP-së është përmes mbledhjes se të gjitha vlerave të produkteve të prodhuara në një vend brenda një viti kalendarik.
Me fjalë të tjera, përmes kësaj metode, ne, fokusohemi tek firmat dhe mbledhim prodhimet e tyre, industri për industri.
2. Metoda e të Hyrave
Prodhimi i produkteve, gjeneron të hyra për familjet, në formë të pagave, profiteve, qirave dhe interesit.
Pra, metoda e dytë e matjes së GDP-së mbledh të gjitha këto të hyra.
3. Metoda e Shpenzimeve
Metoda e tretë fokusohet në shpenzimet qëduhet të bëhen për të blerë ato produkte të prodhuara në vend.
Nëse supozojmë se çkado që prodhohet shitet, atëherë vlera e shitjeve duhet të jetë e barabartë me vlerën e prodhimit. /Buletini Ekonomik/