Eurostat ka publikuar disa të dhëna interesante që tregojnë përqindjen e europianëve që punojnë rregullisht nga shtëpia. Në vitin 2018, 5.2 për qind e personave të moshës 15 – 64 vjeç, punonte rregullisht nga shtëpia në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo përqindje ka mbetur relativisht konstante në rreth 5 për qind, në dhjetë vitet e fundit. Holanda shënon përqindjen më të lartë të personave që deklarojnë se punojnë zakonisht nga shtëpia, 14 për qind, ndjekur nga Finlanda, me 13,3 për qind.
Norma e personave që punojnë nga shtëpia është shumë më e ulët në disa vende të Europës Lindore, dhe praktikisht e panjohur në Rumani e Bullgari, ku normat janë përkatësisht 0.3 dhe 0.4 për qind. Infografiku tregon situatën në Kontinentin Europian dhe përfshin edhe normat në vendet EEA – Islanda, Zvicra dhe Norvegjia.
Sipas Eurostat, njerëzit më të vjetër në moshë kanë tendencën të punojnë më shumë nga shtëpia se më të rinjtë. Në vitin 2018, 1.8 për qind e personave të moshës 15 – 25 vjeç në vendet e Bashkimit Europian punuan nga shtëpia krahasuar me 5 për qind e personave të moshës 25 – 49 vjeç dhe 6.4 për qind e personave të moshës 50 – 64 vjeç.
Burimi: World Economic Forum, Statista https://www.statista.com/chart/20743/share-of-employed-people-who-usually-work-from-home/