Vjen reagimi i Kurtit pas sulmit ndaj Hotit

Pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti ka ardhur reagimi i kryeministrit Albin Kurti.

Kurti thotë se veprimet e dirigjuara prej mërzisë së 6 tetorit e 3 shkurtit nuk e shqetësojnë punën dhe angazhimin e Qeverisë.

“Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin” shkruan Kurti në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë: