Zëvendëspresidenti i PE-së ofron mbështetje për proceset integruese të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Sipas njoftimit për media, Hoti ka njoftuar delegacionin gjerman për prioritetet, proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, dhe sfidat të cilat po e presin Qeverinë e re.

Ndërsa, Wieland ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, Wieland ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson, për përkrahje në zhvillimin e komunave, duke mundësuar kësisoj binjakëzime të komunave tona me komunat e ndryshme nga Gjermania.