Dyshimet për shkelje gjatë dhënies së licensave për hidrocentrale në Kosovë dhe mundësia e korrupsionit janë përmendur nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani.
Përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ai i ka përfshirë këto dyshime në mesin e dhjetë gjërave, të cilat, sipas tij, duhet të kuptohen rreth hidrocentraleve.
Zogiani të martën ka qenë në Biti të Poshtme. Bashkë me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli, ata e kanë vizituar zonën ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e hidrocentralit, në lumin Lepenc.
Ndërkohë deputetja Pacolli, po ashtu përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se banorët ishin njoftuar që “Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka filluar të gjitha procedurat për pezullim të menjëhershëm të punimeve deri në shqyrtimin e plotë të situatës”.
Postimi i plotë i Avni Zogianit në Facebook:
Disa gjera qe duhet kuptuar rreth Hidrocentraleve:
1. Ekspertet thone se vleresimet e ndikimit mjedisor kane qene improvizim dhe pa metode te pranueshme shkencore
2. Jane rrotulluar prioritetet e menaxhimit te ujerave qe jane: a) uji i pishem, b) agro-biznesi, c) industria d) energjia
3. Hidrocentralet do te prodhojne vlere shume me te ulet ekonomike sesa vleren e ekonomive familjare qe shkaterrojne (rritjen e mjedrave, per shembull – mbi 200 hektare ngelen te papunuara)
4. Hidrocentralet marin nga duart e banoreve perreth aktivitetin biznesor dhe e vejne ne duar te pak njerezve, te cilet duket se nuk kane plotesuar as kushtet per liçense (pronare firmash tregtare qe s’kane lidhje me sektorin e energjise)
5. Metoda qe do te perdoret se paku ne rastin e Bitise eshte hidrocenteale me derivativ, por qe ne kete rast pothuajse i tere lumi (ne Biti mendohet mbi 98%) futet ne gypa dhe kjo do te shkaterroje habitatet, perveç se do te krijoje krize per uje te pishem e per ujitje
6. Hidrocentralet prape s’do te kene kapacitete qe do te ndryshonin vrejtshem pjesemarrjen e energjise se ripertritshme ne raport me prodhimin dhe nevojat e pergjithshme
7. Hidrocentralet nuk do ta permiresojne mjedisin, por ne te kunderten do ta demtojne rende ate sepse kilometra te tera (segmente nga 6 km) te lumenjeve do te futen ne tubat qe praktikisht shkaterrojne ekosistemin e pellgjeve te lumenjeve
8. Vendimet per ndertimin e Hidrocentraleve jane marrur pa pasur nje plan te pergjithshem te menaxhimit te ujerave, gje qe i ben ato ne kundershtim me ligjet ne fuqi
9. Hidrocentralet derivative jane zgjedhur pa pasur para syshe ndonje alternative me me pak ndikim ne mjedis, por jane zgjedhur thjesht sepse jane me thjesht te realizueshme dhe mbase edhe me te lira
10. Ka dyshime se procesi i dhenjes se liçensave ka qene me shkelje dhe me mundesi korrupsioni