Zyrtari i PDK-së: Jepni Albinit pushtet për të treguar çfarë njeriu është

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, e ka quajtur hipokrit kryeministrin Albin Kurti i cili për një javë në krye të ekzekutivit ka shkelur të gjitha parimet e promovuara nga vet ai ndër vite.

Shkrimi i plotë i Avni Bytyçit:

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bytyçi tha se pas vetëm një jave në pushtet, tash Albin Kurti po flet se si “Lista Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnikë tash”, e madje thotë edhe se “do të ulem në tavolinë me Serbinë, edhe pa na kërkuar falje”.

Reklama e sponzorizuar

Nëse dëshiron ta shohësh se çfarë njeriu është dikush, jepi pushtet. Albin Kurti për një javë në pushtet shkeli çdo parim që ka promovuar. Pas vetëm një jave në pushtet, tash po flet se si “Lista Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnikë tash”, e madje thotë edhe se “do të ulem në tavolinë me Serbinë, edhe pa na kërkuar falje”. Ku me e ditë se çfarë do të thotë e do të bëjë deri në fund të javës!? Hipokrizi se jo mahi!