Sikurse edhe vendet e tjera edhe Kosova është duke u përballur me pandeminë e coronavirusit.
Deri më tash në vendin tonë janë testuar mbi 400 raste ku 24 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19 vazhdon të jetë stabile. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, infektologu Valbon Krasniqi.
“Gjendja shëndetësore e të prekurve me COVID-19 për momentin është stabile”, ka thënë Krasniqi.
Infektologu ka treguar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 17 pacientë.
Kujtojmë se mbrëmë u konfirmuan edhe dy raste me coronavirus , ku njëri rast ishte nga Suhareka dhe tjetri nga Gjakova.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka vazhduar të bëjë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe tu përmbahen rekomandimeve.