Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët se sipas të gjitha vërtetimeve shkencore të gjertanishme, rezulton se uji nuk është bartës i koronavirusit.
Këtë informacion, KRU “Hidrodrini” njofton se e ka rikonifmuar edhe nga drejtori i ISHPK-së, Naser Ramadani.
Si masë parandauese ndaj pandemisë koronavirus, ky ujësjellës bën të ditur se po bëhet klorfikimi i përditshëm i ujit.
Po ashtu, KRU “Hidrodrini” garanton se nuk do të ketë reduktime të ujit, përjashtuar rastet e prishjeve eventuale.
“Sa i përket përdorimit të ujit, si masë prevenuese, higjienike dhe shëndetësore ndaj COVID 19, KRU ‘Hidrodrini’ rekomandon popullatën që shfrytëzimin e tij ta bënë në bazë të udhëzuesit të IKSHPK-së.
-Pastrimi i duarve minimum për 20 sekonda,
-Pastrimi i gojës, hundës dhe fytyrës, – të aplikohet me ujë të ngrohtë!
Përndryshe, çdo gjë tjetër vazhdon në suaza normale”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.