Në Qeverinë e Kosovës është mbajtur takimi i pare Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti deklaroi se gjendja është stabile dhe ende nuk ka asnjë rast pozitiv në Kosovë me koronavirus.
“Gjendja është stabile për momentin. Por duke marrë parasysh gjendjen globale duhet të marrim masa parandaluese të virusit. Ne kemi miratuar rekomandimet duke e ngritur shkallën e gadishmërisë”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, potencoi se MSH ka fuqizuar kapacitet kundër mbrojtjës së coronavirusit.
“Ministria po punon me kapacitet të shtuar. Pas vendimeve të marra gjitha institucionet kanë marrë hapa konkret. Jemi duke mbajtur komunikim të rregullt me qytetarët, duke fuqizuar kapacitetet. Janë testuar 93 raste dhe gjitha negative. Të gjithë udhëtarët e ardhur nga vendet tjera janë kontrolluar”, ka shtuar ai.
Vitia kërkoj nga kryeministri që të përfshihen në komision përfaqësues së Klinikës Infektive dhe të IKSHP.
Derisa njoftoj se në oren 14:00 do të dalin rezultatet e testimeve të reja.
“Të përfshihen disa anëtar, ministri i Infrastrukturës, Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe një person nga Klinika Infektive, në këtë mënyrë do të rrisim gatishmërinë. Në oren 13/14 do të dalin rezultate të reja të testimeve”, tha ai duke shtiar se Nuk ka vend për panik por vetëm për kujdes të shtuar.