Albin Kurti ia zvogëlon buxhetin Hashim Thaçit

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ka vendosur që t’ia zvogëloi buxhetin Zyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga 4.6 milionë euro sa kishte në vitin 2019, në buxhetin që pritet të miratohet së shpejtin ë Kuvendin e Kosovës, Hashim Thaçi do të këtë në dispozicion për vitin 2020 3.9 milionë euro, shkruan gazeta inFokus.

Më saktësisht, në bazë të projektligjit për buxhet të miratuar nga Qeveria e Kosovës, 664 mijë euro do të jenë më pak buxhet për këtë institucion.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë mënyrë, Presidenca do të ketë më pak para për paga dhe mëditje si dhe mallra e shërbime.

Këto janë dy kategoritë në të cilat janë parashikuar të zvogëlohen mjetet buxhetore për vitin 2020.