Kryeministri i vendit, Albin Kurti para deputetëve ka theksuar se sot mbushen 50 ditë që ka nisur punën.
Ai tha se është krenar me këtë kabinet dhe me punën që ata kanë bërë.
Kurti tha se që në ditët e para ne i ulëm pagat për kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat, por nuk i prekëm pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, raporton gazeta Blic.
“Ne i shkarkum 7 koordinatorët nacional”, ka theksuar ndër të tjera Kurti.
Shefi i ekzekutivit, ka numëruar një nga një vendimet që i ka marrë Qeveria e tij brenda 50 ditësh.
Ai ka përmendur edhe shkarkimin e bordit të Vala-s, shkarkimin e Bordit të Infrakos-it, shkarkimin e konsujve.
“Pas shkarkimit të Bordeve, i emëruam bordet e përkohshme të VALA-s dhe të Trepçës”, tha ai, raporton Gazeta Blic.