Në mesin e njëzet e pesë personave, të cilëve u është dhënë shtetësia e Shqipërisë, muajin e kaluar, ka anëtarë të ish-kabinetit të Veselit si dhe të ish-kabinetit të Haradinajt, ashtu si edhe pjesëtarë të eskortës së këtij të fundit.
Vendimi për dhënien e shtetësisë së tyre ishte bërë i ditur përmes një dekreti të 10 shkurtit, të publikuar në faqen zyrtare të presidencës në Shqipëri, raporton Koha.net.
Shtetësia, me kërkesë të tyre, u është dhënë, midis tjerash ish-ministrave të qeverive të mëparshme Memli Krasniqit e Blerand Stavilecit, ish-këshilltarëve të Kadri Veselit sa ishte kryetar i Kuvendit, Driton Lajçit, Valmir Klaiqit, Shkelzen Dragajt, Blerim Latifit, Avni Bytyçi; ish-këshilltarit të Haradinajt, Halil Matoshit, ish-këshilltarit të Thaçit, Bashkim Smakajt, e tjerëve.
Kërkesa e tyre për t’u pajisur me shtetësi shqiptare ishte bërë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, në korrik të vitit të kaluar.
Koha pat adresuar pyetje në presidencë, por nuk kishte marrë përgjigje se kush kishte aplikuar për shtetësinë shqiptare.
Në vijim, lista e plotë: