Angela Merkel vetizolohet pas kontaktit me doktorin i cili u konfirmua me Covid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka marrë vendim të vetizolohet në shtëpinë e saj, pasi ka pasur kontakt me doktorin i cili u konfirmua pozitiv me koronavirus, transmeton KOHA.

Merkel u informua për testin e mjekut, menjëherë pasi mbajti një konferencë të dielën, nga ku shpalosi masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, tha zëdhënësi i saj, transmeton Sky News.