Janë shoqëruar në stacion policor dy persona të cilët nuk kanë qenë të licencuar për shpërndarje të produkteve të mishit.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Zallq të Istogut, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu, bëhet e ditur se inspektorët kanë bërë konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve të mishitt.
Me vendim të prokuroruit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërkaq tjetri është liruar në procedurë të rregullt.