Një person zyrtar është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet në pikën e kontrollit kufitar “Kulla” në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka marrë 50 euro me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte.
Me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra, me ç ‘rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro, transmeton KOHA.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.