ATK ka një lajm për qytetarët

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës, ka zgjatur afatin për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale deri më 30 prill 2020.

Kjo si masë mbrojtëse për përhapjen e koronovairusit.

Po ashtu, ATK-ja ka njoftuar se zgjatet afati deri me 30.04.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me Rimbursimet.

Reklama e sponzorizuar

“Afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrime ve tatimore dhe Kontributeve zgjatet deri më 30.04.2020, për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore. Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor”, thuhet në njoftim.