Policia e Kosovës është duke e kryer një bastisje në Telekomin e Kosovës.
Nga Kompania publike kanë bërë të ditur për Televizionin T7 se kanë iniciuar kallëzim penal ndaj një personi që dyshohet se ka bërë mashtrim prej 105 mijë e 840 euro, duke përdorur dokumente të falsifikuara për një kontratë lidhur me ofrimin e disa shërbimeve.
“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin. Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. i Telekom I Kosovës i kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, kanë bërë të ditur nga Telekomi.