Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Miroslav Lajçaku të jetë përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, mëson KOHA.
Sipas burimeve, emërimi i tij pritet të bëhet javën që vjen, pasi të përfundojnë procedurat në Këshillin e ministrave të BE-së.
Këto procedura aktualisht janë të vështirësuara shkaku i funksionimit të institucioneve të bllokut, si rrjedhojë e pandemisë së koronavirusit.