BIK-u pezullon faljet në xhami

Shkaku i rrethanave të krijuara në Kosovë me përhapjen e rasteve me koronavirus, Bashkësia Islame e Kosovës ka pezulluar përkohësisht faljen e organizuar të namazeve ditore dhe namazit të xhumasë.

Është kjo një prej masave të paralajmëruara nga BIK, në njoftimin e saj të shpërndarë të shtunën.

Krahas kësaj, BIK ka ndërmarrë edhe vendime tjera, duke thënë se është obligim fetar respektimi me

Reklama e sponzorizuar

përpikëri të gjitha vendimeve, masave dhe rekomandimeve të dala nga Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës në parandalimin e përhapjes së Virusit COVID 19.

Në mesin e masave tjera të ndërmarra janë:

2. Pezullohet procesi mësimor në të gjitha Institucionet tona arsimore-fetare, mësim-besimi në të gjitha xhamitë dhe mektebet si dhe puna në të gjitha konviktet e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Anulohet përkohësisht organizimi i të ligjëratave, tribunave, seminareve dhe takimeve të ndryshme me xhemat.

Pezullohet organizimi i Umres, deri në një vendim tjetër.

Të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve arsimore (FSI, Medrese, konvikte); objekteve administrative të Bashkësisë Islame të Kosovës; si dhe objektet fetare (xhamitë, mesxhidet, mektebet, abdes’hanet, gusulhanet, dhe objektet tjera përcjellëse).

Krahas kësaj, BIK po ashtu ka rekomanduar

Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve–të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet nga rrethi sa më i ngushtë familjarë.

Të shtyhen ceremonitë fetare e familjare të parapara si Synetitë, Mevludet, Qelimet, Fejesat, Dasmat, etj.

Të vazhdohet me inkurajimin e besimtarëve që të shtojnë kujdesin ndaj pastërtisë duke respektuar parimet fetare dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Në fund, edhe njëherë ua rikujtojmë besimtarëve tanë se, përhapja e dezinformatave duke shkaktuar shqetësim e panikë të panevojshme te qytetarët, si dhe ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë dhe medikamenteve në kohë krizash, janë të ndaluara fetarisht.

Bashkësia Islame e Kosovës si në të kaluarën edhe tani do të jetë gjithnjë pranë qytetarëve, dhe fton besimtarët për më shumë solidaritet.

Bashkësia Islame e Kosovës në bazë të rrethanave të reja eventuale në të ardhmen do ta mbajë opinionin të informuar vazhdimisht.