Bislimi kërkon nga ATK-ja masa rigoroze ndaj bizneseve

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot gjatë një vizite sot në Administratën Tatimore të Kosovës(ATK) ka kërkuar masa rigoroze ndaj bizneseve të cilat disa prej tyre po e keqpërdorin situatën e fundit për ngritje të çmimeve.

Bislimi tha se situata e fundit nga rreziku i koronavirusit, nuk duhet të keqpërdorët ose shfrytëzohet për pasurim të biznese, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

Ministri Bislimi ftoi ATK që të jetë në terren dhe të marrë masë ndaj atyre që bëjnë vepër penale për ngritjen e çmimeve.

Reklama e sponzorizuar

Edhe Drejtori i ATK Ilir Murtezaj ATK tha se do të respektojnë të gjitha kërkesat e Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Të mos keqpërdoren situatat me qëllim të përfitimit. Do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë e shtetet. Nga nata e mbrëmshme ka raste që janë ngrit çmimet. Ne do të bëjmë inspektim në terren. Do t ë jemi të pa kompromis ndaj atyre që keqpërdorin këtë situatë”, tha Murtezaj.