Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dikur ish-kryediplomati i Spanjës që ishte kundër shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, përsëri i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti.
Borell ka biseduar përmes telefonit dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë bisedë ai ka kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe fillimin e dialogut me Serbinë.
“Përfaqësuesi i lartë përsëriti qëndrimin e BE-së se tarifat duhet të hiqen pasi ato janë një pengesë për bashkëpunimin rajonal, i cili sot është më i nevojshëm se kurrë. Është e rëndësishme për Kosovën që të drejtojë një proces negociator inkluziv me Serbinë në formatin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, citon komunikata e BE-së.
Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me shpërthimin e virusit COVID -19.