Banka Qendrore e Kosovës(BQK) menjëherë pas konfirmimeve të rezultateve pozitive me Covid 19, ka marrë vendim për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive bankare.
Në përgjigjen e BQK-së për InDoks thuhet që kreditë mund të u pezullohen për një kohë vetëm individëve, apo bizneseve që kanë vështirësi për ti paguar ato, dhe jo krejt kreditë me automatizëm.
Kjo pastaj do të përkthehet në atë që kurdo që kalon kriza, kreditë duhet të paguhen prej atij momenti, por pa interes ndëshkimor. BQK-ja ia ka lënë në dorë të bankave të vendosin veç e veç se kush i plotëson kriteret për t’iu pezulluar kredia.
Kontaktin mes individëve që kanë kredi dhe bankës, për t’ia pezulluar kredinë, thotë që është mirë ta bëjnë përmes aplikimeve online, ose përmes telefonit, që të shmangin sa më shumë kontaktet fizike në kohën e COVID-19. BQK-ja megjithatë garanton që sistemi bankar në vend nuk është i rrezikuar ende.
Po ashtu BQK-ja ka sqaruar ndaljen e kësteve dhe se si do të vijohet me pagesa pas daljes së gjendjes emergjente shëndetësore.